Sulmuesi Armend Gashi, është përforcimi i radhës i skuadrës së Drenicës.
Ai ka luajtur më parë për skuadrat si Prishtina, Trepça ’89 dhe së fundmi pjesë e Feronikelit ku pati 13 paraqitje gjatë stinorit vjeshtor, transmeton GazetaBlic Sport.
Palët kanë nënshkruar marrëveshje gjashtë muajshe, deri në fund të edicionit 2024/2025.