Lajme

32-vjeçari: 11 vite kam qenë në burg, kur më liruan, u thashë gardianëve ‘Ma ruani vendin se kthehem prapë’

02/22/2025 21:45
nga:Y I

Ish-i burgosuri nga Prizreni, Demokrat Morina, për Insajderin ka rrëfyer disa periudha të jetës së tij.

Ai ka treguar se ka qenë i burgosur për 11 vjet, pasi kishte kryer disa vepra penale, si: tentimvrasje, shitje e narkotikëve dhe kanosje.

32-vjeçari ka folur për ditët e tij në qeli, momentet e vështira, ndër të cilat ka veçuar vdekjen e të atit dhe burgosjen e vëllait.