Lajme

32 kandidatë kanë aplikuar për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit

11/27/2024 14:43
nga:N K

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka shpallur konkurs të brendshëm për gjashtë pozita për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit, tri prej të cilave janë të rezervuara për komunitetet. Për këto pozita kanë aplikuar 32 gjyqtarë.

Kandidatët për gjashtë pozita për gjyqtarë në Apel, janë: Adnan Kamberi, Ali Kutllovci, Alajdin Tërshnjaku, Anita Krasniqi-Prenaj, Arben Hoti, Artan Sejrani, Arben Xheladini, Atdhe Berisha, Besnik Shala, Boban Aleksiq, Edije Sezairi, Fatime Dermaku, Gzim Shehu, Gzim Ademi, Ivana Milenkoviq, Jeton Bytyqi, Kujtim Krasniqi, Labinot Zeka, Lindita Berisha, Liridona Haziri-Mustafa, Lirije Maksutaj, Lela Petkoviq, Luljeta Maxhuni, Lutfi Shala, Magdalena Miloseviq, Mentor Hajra, Mixhen Kastrati, Rilind Sermaxhaj, Skender Shala, Shaban Shala, Valon Kurtaj dhe Violeta Namani.

Lista e kandidatëve që i kanë plotësuar kriteret për të aplikuar për gjyqtarë në Gjykatën e Apelit u bë e ditur për “Betimi për Drejtësi” përmes një përgjigje nga zëdhënësja për informim me publikun, Aishe Qorraj-Berisha.

KGjK kishte marrë vendim më 19 korrik 2024 për të shpallur konkursin në fjalë.

Komisioni pranë të cilit do të zhvillohen intervistat me gojë, kryesohet nga Valon Totaj- kryetar i Gjykatës së Apelit, Qerim Ademaj, Drita Rexhaj, Ahmet Imami dhe Agim Maliqi- anëtarë, si dhe Bashkim Hyseni dhe Arjeta Sadiku anëtarë rezervë.

Intervistat me gojë planifikohen të nisin më 9 dhjetor 2024.

“Intervistat për kandidatët e interesuar për pozitat e shpallura me konkurse, do të mbahen nga data: 09 dhjetor 2024 duke filluar nga ora 09:00, në ndërtesën e Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në ftesën që KGjK-ja ka dërguar monitorim të procesis.