Lajme

Hamza: Mërgata nuk është vetëm për vota dhe të holla!

11/11/2024 20:33
nga:G C

Bedri Hamza, kandidat i PDK-së për kryeministër ka theksuar rëndësinë e diasporës për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës, duke e cilësuar atë si një “potencial intelektual” dhe një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë të gjithë periudhave të historisë, raporton GazetaBlic.

Në një deklaratë të tij dhënë për “Politiko”, Hamza theksoi se mërgata kosovare nuk duhet të shihet vetëm si një burim votash apo dërgues i parave, por si një pjesë e rëndësishme e zhvillimit të vendit.

“Unë, nuk e shoh mërgatën vetëm për të votuar dhe për të dërguar para në Kosovë. E shoh si një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë gjithë periudhave të historisë. Diasporën e shoh si një potencial intelektual. Shumë prej tyre kanë bërë biznese të suksesshme në Gjermani, ku punësojnë qindra e mijëra njerëz, punojnë për vete dhe për familjet e veta, dhe gjithashtu na ndihmojnë ne,” ka thënë Hamza.

Ai ka bërë thirrje për një angazhim më të madh të diasporës në investimet dhe zhvillimin e Kosovës, duke kërkuar që ata të sjellin me vete dijen dhe menaxhimin modern që kanë fituar jashtë vendit. “Unë i lus që të vijnë dhe të investojnë në Kosovë, në mënyrë që të kontribuojnë edhe më shumë në zhvillimin e vendit tonë. Ta sjellin dijen dhe menaxhimin modern të tyre në Kosovë,” shtoi ai