Policia e Kosovës ka arrestuar një qytetar për posedim të narkotikëve.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, PK ka thënë se gjatë bastisjes, të dyshuarit i janë gjetur edhe një numër i konsiderueshëm fishekësh, përcjell GazetaBlic.
Më poshtë edhe postimi i plotë.
Arrestohet personi i dyshuar për posedim të narkotikëve
Prishtinë, 03 shtator 2021
Me datë 03.09.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Njësia Rajonale në Mitrovicë Veri ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari A.V.(1990) posedon substanca të dyshuara narkotike në shtëpinë e tij.
Me urdhër verbal te Gjykatësit të Procedurës Paraprake si dhe me asistimin e njësisë së reagimit të shpejt të regjionit Mitrovicë Veri dhe të një njësie patrullues të stacionit policor Zveçan është bërë bastisja e shtëpisë se të dyshuarit së bashku me objektet përcjellëse të shtëpisë.
Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale:
•Dy qese me sasi te dyshuar të marihuanës me peshë rreth 257 gramë,
•Një qese najloni me 41 paketime me sasi të dyshuar të marihuanës, me peshë rreth 238 gramë,
•248 copa fishekë te pushkës automatike te kalibrit 7.62,
•562 fishek të gjuetisë, 100 kapsula ndezëse të gjuetisë dhe 100 plastika kapsula të zbrazëta për pushkë të gjuetisë,
•Një sprej.
Njësia e forenzikës ka dal në vend të ngjarjes dhe ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar Departamenti i Krimeve të Rënda i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge Neni 267 i KPRK-se; Mbajtje ne pronësi posedimi i pa autorizuar i armës Neni 366 i KPRK-se. Me urdhër të prokurorit dyshuari i caktohet ndalimi policor prej 48 orësh.
/GazetaBlic/