Lajme

31 ushtarë nga Shqipëria përfundojnë misionin gjashtëmujor në Kosovë

11/11/2024 14:00
nga:N K

Një kontingjent i “KFOR 1” i përbërë nga 31 ushtarë të Regjimentit të Këmbësorisë së Veriut në Shqipëri, pjesë e kompanisë Bullgare në Batalionin Kinetik në RC-Ë Kosovë, ka kryer misionin e tij gjashtëmujor në vendin tonë.

Kështu bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë përmes një njoftimi në Facebook.

“Gjatë misionit, efektivët përmbushën detyra të ndryshme si patrullime, QRF dhe Force Protection, dhe morën pjesë në stërvitje me forcat aleate, përfshirë ato Bullgare, Italiane dhe Kroate”, thuhet tutje në njoftim.

Kontingjenti i parë i Forcave të Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar misionit të ndërkombëtar të NATO-s, të koduar “KFOR 1“ në Pejë të Kosovë për herë të parë më 25 shkurt të vitit 2022.

Kontingjenti ishte i përbërë prej 30 ushtarësh.