Lajme

31 të vdekur dhe mbi 1400 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

02/04/2022 20:41
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 4.986 testime për koronavirus, ndërsa 1.493 raste kanë rezultuar pozitiv.

Autoritetet shëndetësore gjithashtu informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 31 qytetarë..

Në 24 orët e fundit ISHP ka regjistruar 2.652 pacientë të shëruar.

Ndërkohë numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë shkon në 275.637, prej të cilëve 254.340 janë shëruar, ndërsa 8.533 kanë ndërruar jetë.

Sakaq numri i rasteve aktive deri sot është 12.764.

Mbi 31 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë