Lajme

31 mijë e 819 palestinezë të vrarë, 73 mijë e 934 të plagosur

03/19/2024 10:37
nga:Sh R

Të paktën 31 mijë e 819 palestinezë janë vrarë dhe 73 mijë e 934 janë plagosur që nga 7 tetori në ofensivën ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës.

Kështu tha të martën Ministria e Shëndetësisë e territorit, raporton The Guardian.

Rreth 93 palestinezë u vranë dhe 142 u plagosën në 24 orët e fundit, shtoi ministria e udhëhequr nga Hamasi.