Lajme

3,000 të vrarë, mbi 12,000 të plagosur në Gaza

10/17/2023 18:15
nga:Y I

Rreth 3,000 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, thotë Ministria palestineze e Shëndetësisë në një përditësim të ri.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se 12,500 persona janë lënduar.

Dhe 61 palestinezë tani janë vrarë në Bregun Perëndimor, me mbi 1,250 të plagosur. /dritare.net/