Sporti

300 mijë euro në sezon | Doriev transferohet në Uzbekistan tek PFC Sogdiana

07/02/2023 14:02
nga:Lorik J

Tashmë marrin fund gjitha paqartësitë. Ljupço Doriev vazhdon karrierën në Uzbekistan te skuadra PFC Sogdiana.

Ish-sulmuesi i Shkëndijës ndryshon kontinent dhe duket se para vetes ka patur ofertë të parezitueshme. Shkëndija dëshironte ta mbante në rradhët e saja, nga jashtë vinin oferta shumë të favorshme, mes të cilave një super ofertë nga Riga e Letonisë, mirëpo drejtuesit e Sogdianas do të dilnin me diçka tepër serioze që detyroi Dorievin të zgjidhte destinacionin më të largët.

Larg po, por edhe kontratë me që sipas informacioneve të Sportmanias “rëndon” plotë 300 000 euro për sezon.

Doriev pritet të firmos për një vit e gjysmë me opsion rinovimi. Nga PFC Sogdiana pritet të vijë zyrtarizimi i këtij transferimi, derisa Doriev do të bashkohet me skuadrën e tij të re ka mesi i këtij muaji me fillimin e fazës përgatitore.