Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro si dhe ia ka ndaluar vozitjen për 3 muaj personit i cili ka vozitur 163 km/h në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 100 km/h.
“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Postimi i plotë i policisë:
Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 163 km/h (gjobitet me 300€ si dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).
Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.