Lajme

30 të vrarë nga bombardimet ruse në Ukrainë

12/30/2023 07:24
nga:Y I

Të paktën 30 persona janë vrarë në atë që Ukraina thotë se është bombardimi më i madh me raketa ruse deri më tani.

Më shumë se 160 persona u plagosën pasi Rusia goditi Kievin, Odesën, Dnipropetrovsk, Kharkiv dhe Lviv në orët e para të mëngjesit të të premtes, shkruan BBC.

Rusia “përdori pothuajse çdo lloj arme nga arsenali i saj”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Forcat ajrore të Ukrainës thanë se kurrë nuk kishin parë kaq shumë raketa të lëshuara menjëherë.

Mbrojtja ajrore e Kievit është përmirësuar në mënyrë drastike në muajt e fundit, por të premten ato ishin të mbingarkuar.

Një zëdhënës i Forcave Ajrore tha se Rusia përdori raketa hipersonike, lundruese dhe balistike, përfshirë tipin X-22, të cilat janë të vështira për t’u kapur. “Ne kurrë nuk kemi parë kaq shumë objektiva të goditur njëkohësisht,” shtoi ai.