Lajme

30 mitrovicas bëhen për emergjencë pasi dyshohet se u helmuan në një ‘fast food”, AUV e Policia në terren

10/07/2023 07:00
nga:Sh R

Në qytetin e Mitrovicës 30 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në një dyqan të përgatitjes së ushqimit të shpejtë.

Në një njoftim zyrtar nga AUV thuhet se Inspektorët kanë dalë në vend të ngjarjes bashkë me Policinë e Kosovës. Ata fillimisht kanë vizituar pacientët në Emergjencën e Mitrovicës nga të cilët kanë marrë edhe emrin e restorantit ku janë shërbyer me ushqim.