Sporti

30 mijë tifozë në stadium | Të gjitha biletat për ndeshjen Izrael – Kosovë janë shitur

03/22/2023 19:45
nga:Lorik J

Të gjtha biletat për ndeshjen Izrael – Kosovë janë shitur.

Federata e Futbollit të Izraelit ka njoftuar mbrëmjen e sotme se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e parë kundër Kosovës të shtunën, shkruan GazetaBlic Sport.

Pritet të ketë rreth 30 mijë tifozë të Izraelit që do të mundohen ta mbështesin kombëtaren e tyre.

Alon Hazan, trajneri i kombëtares izraelite: “Ne me të vërtetë i themi faleminderit secilit prej tyre. Krenari e madhe. Unë premtoj se do të bëjmë gjithçka , se nuk do të heqim dorë nga asnjë top dhe uroj që këtë herë të festojmë së bashku në fund të lojës. Ky bashkim është burimi ynë më i madh i forcës.’

/GazetaBlic Sport