Lajme

3 viktima, 346 të shëruar dhe 49 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë

05/11/2021 15:01
nga:M K

3 viktima, 346 të shëruar dhe 49 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Kështu ka njoftuar para pak çastesh instituti kombëtar i shëndetit publik në Kosovë, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

346 TË SHËRUAR DHE 49 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste nga 557.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.213 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.223 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.102.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prizren 11 raste, Ferizaj 8 raste, Drenas 6 raste, Mitrovicë 4 raste, Podujevë 4 raste, Prishtinë 4 raste, Vushtrri 4 raste, Fushë-Kosovë 2 raste dhe me nga një rast komunat Gjakovë, Gjilan, Istog, Kamenicë, Pejë dhe Shtime.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

LEXO EDHE:

Alarmi nga OBSH: Varianti indian i Covid është shqetësim global

/GazetaBlic/