Lajme

3 të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, ja sa persona u infektuan

07/24/2022 12:39
nga:G B

Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, raporton Gazeta Blic.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë shënuar 978 raste pozitive me Covid, ndërsa janë shëruar 1083 persona.

Vetëm 18 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 9300./Gazeta Blic/