(E përditësuar) – Tre Persona kanë vdekur në aksidentin në magjistralen Mitrovicë-Pejë, raporton Gazeta Blic.
“Situata është rënduar pas aksidentit në Çubrel, me tri viktima deri tani të konfirmuara nga Policia e Kosovës.
Thellësisht i prekur nga ky aksident ku u shuan tri jetë.
Zoti ua lehtësoftë dhimbjen familjeve”, ka shkruar Nura në Facebook.
Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Fadil Nuria, i cili tha se aksidenti ndodhi në fshatin Çubrel, ku një nga të lënduarit po lufton për jetën.
“Sapo u njoftuam për një aksident me fatalitet të ndodhur në rrugën magjistrale Mitrovicë – Pejë, përkatësisht në fshatin Çubrel, ku për pasojë ka vdekur një person dhe janë lënduar disa të tjerë, një nga të cilët po lufton për jetën, ndërsa lutemi për të dhe për të aksidentuarit tjerë”, tha Nura.
Më tej, ai tha u shprehu ngushëllime familjes së personit që vdiq në këtë aksident, teksa u uroi shërim të lënduarve.