Lajme

3 muaj nga djegia e Gjykatës në Kaçanik, prokuroria nuk tregon për hetimet

06/16/2024 20:04
nga:G B

Dy zyre të gjyqtarëve që punonin në në Gjykatën Themelore në Ferizaj- Dega në Kaçanik, marsin e këtij viti u bënë shkrumb e hi. Për këtë në pranga u vunë 3 persona të mitur, nën dyshimin për veprën penale “Zjarrvënie”.

Por që nga njoftimi për arrestimin e tyre, prokuroria në Ferizaj nuk ka treguar se deri ku kanë shkuar hetimet dhe se cili dyshohet të ketë qenë motivi, që këta të rinjë të i vënë flakën një pjese të këtij objekti.

Gjatë javës nga ky institucion kanë thënë se pyetjet rreth hetimit të këtij rasti duhet t’i drejtohen, Gjykatës Themelore në Ferizaj, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. Se këto raste duhet të trajtohen me prioritet nga organet e drejtësisë, e thonë edhe nga shoqëria civile.
“Ne e kemi pasur si shqetësim që prokuroria dhe policia duhet të marrin masa urgjente, ndaj atyre që krijojën dëme dhe pasiguri, por masat duhet të merren edhe në aspektine sigurisë sepse të thyhet e djeget një institucion shumë i rëndësishëm është me të vërtet shumë shqetësuese, ” ka thënë Kenan Gashi – AVONET.

Ndërkohë ish sekretari në Ministrinë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari thotë se trajtimi me prioritet i rasteve të tilla, do të ndikonte në parandalim.

“Prokurori i shtetit do të duhej të e trajtonte me prioritet këtë rast për ta konstatuar nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie apo zjarri ka ndodhur si shkak i rrethanave të tjera, natyrisht se trajtimi me prioritet do të parandalonte fenomenet e tilla me theks të vecant, sa i përket cështjes së objekteve me interes vital sic janë gjykatat e vendit,” ka thënë Ardian Bajraktari – Ish sekretar në MD.

Të rralla nuk kanë qenë rastet kur objektet e institucioneve janë kapluar nga zjarri. Të paktën dy herë, është djegur një pjesë e Institutit të Mjeksisë Ligjore, derisa edhe aty disa zyre janë bërë shkrumb e hi./Dukagjini/