Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar me akuza të forta pas miratimit të Amandamentit 6, i cili ndan 3 milionë euro për Ministrinë që udhëheq Elbert Krasniqi, raporton GazetaBlic.
Sipas Bajramit, ky amandament përbën një “bakshish” të madh për ministrin, i cili është përballur me akuza për keqpërdorimin e 300 mijë eurove.
Bajrami theksoi se ky veprim vjen pas një sërë amandamentesh të opozitës që janë hedhur poshtë në Komisionin për Buxhet, duke përfshirë 112 propozime të opozitës, të cilat nuk morën asnjë mbështetje dhe as kaluan në seancë.
Deputetët e LVV-së, sipas Bajramit, kanë përdorur shumicën për të miratuar këtë amandament të kontestuar, duke i dhënë 3 milionë euro Ministrisë që drejtohet nga Krasniqi.
&n