Lajme

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat në Kosovë: I kam shkruar 5 herë Kurtit

12/14/2021 21:13
nga:M K

Kryetari i Sindikatës të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi ka thënë se pesë herë i ka shkruar Kurtit, për kërkesat e tyre.

Sipas tij, kërkesat janë legjitime dhe se janë brenda kuadratit në të cilin ka dhënë premtime kryeministri, përcjell GazetaBlic.

“I kam shkruar pesë herë kryeministrit Kurti. Kërkesat që i bëjë janë legjitime. Unë e kam për obligim t’i bëjë këto kërkesa”, ka thënë ndër të tjera Azemi në Debat Plus.

/GazetaBlic/