Sporti

Belgjika fiton minimalisht ndaj Azerbajxhanit

09/09/2023 17:07
nga:E K

Belgjika ka regjistruar fitoren e tretë në fushatën kualifikuese për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Të udhëhequrit e Domenico Tedesco shënuan fitore sot në udhëtim ndaj Azerbajxhanit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Dalga Arena” përfundoi me rezultatin 0:1.

Golin e vetëm dhe të fitores për “Djajtë e Kuq” e realizoi Yannick Carrasco (38’).

Belgjika pas kësaj fitore ka 10 pikë dhe prin në Grupin F, por me pikë të njëjta me Austrinë.

Azerbajxhani mbetet i fundit me vetëm një pikë.