Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka kujtuar 29-vjetorin kur ShBA-të hapën Zyrën e parë të shërbimit të Informacionit amerikan në Kosovë, e cila më pas u shndërrua në ambasadë.
Në njoftim, ambasada tha se midis viteve 1999 dhe 2009, Zyra Amerikane në Prishtinë shërbeu si mision diplomatik kryesor i Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Në fotografinë e shpërndarë nga ambasada shihet duke e ngritur flamurin amerikan kongresisti Eliot Engel dhe ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Ambasada pyeti të gjithë kosovarët nëse e mbajnë mend këtë ditë apo ishin të pranishëm në ceremoni, teksa u kërkoi që ta ndajnë historinë e tyre.


