Lajme

29 raste të vjedhjeve për një javë në rajonin e Ferizajt

13 orë më parë
nga:G B

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë javës së kaluar atje janë raportuar 29 raste të vjedhjeve. Bëhet e ditur se 25 raste kanë ndodhur në Ferizaj, dy në Kaçanik, kurse dy të tjerë në Shtime.

Bëhet e ditur se përgjatë kësaj kohe janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe në Han të Elezit.

Policia ka arrestuar 50 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.