Lajme

289 kadetë policorë nënshkruajnë kontratat e punës

11 ditë më parë
nga:Sh R

Kadetët e gjeneratës së 62-të të Policisë së Kosovës sot kanë nënshkruar kontratat e punës.

“Me datën 4 prill 2025, në ambientet e Policisë së Kosovës, pas përfundimit të të gjitha fazave të testimeve, u bë nënshkrimi i kontratave për marrëdhënie pune për kadetë policorë, respektivisht për gjeneratën e 62-të të PK-së”, njoftoi policia.

Policia e Kosovës tha se kjo gjeneratë pritet që trajnimin themelor ta fillojë me datën 07.04.2025 në përbërje prej gjithsej 289 kadetë policorë, duke përfshirë diversitetin multietnik.