Lajme

28 Nëntori – Homazhe në Memorialin e Dëshmorëve në Vrellë të Istogut

11/28/2026 12:02
nga:L J

Në kuadër të shënimit të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, në Memorialin e Dëshmorëve të Kombit në Vrellë të Istogut po mbahen homazhe në nderim të të rënëve për lirinë e vendit.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë përfaqësues të Komunës së Istogut dhe të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së.

Të pranishmit po bëjnë homazhe dhe po vendosin kurora me lule pranë memorialit, duke nderuar sakrificën dhe veprën e dëshmorëve të kombit.