Lajme

27 viktima nga stuhia polare në SHBA

01/19/2024 12:21
nga:Y I

Të paktën 27 persona kanë ndërruar jetën, pasi moti i keq ka goditur Paqësorin Veriperëndimor.

Disa nga këto vdekje i atribuohen hipotermisë pasi temperaturat arktike kanë mbërthyer vendin.

Ndërkohë shkak për këto vdekje janë bërë edhe aksidentet rrugore, si pasojë e akullit në rrugë, citon Independent.

Po ashtu në këto zona, pemët e rrëzuara kanë shkaktuar dëme pronësore, ndërprerje të energjisë elektrike dhe madje edhe viktima në të gjithë rajonin.

Dy të rritur dhe një adoleshent vdiqën pasi një linjë elektrike ra mbi një makinë në Portland verilindor pas një stuhie të fortë në Oregon.

Zyrtarët gjetën në vendngjarje edhe një dyvjeçar të padëmtuar të cilin e dërguan në spital.

Stuhia Indigo do të vazhdojë drejt lindjes edhe këtë javë, raporton The Weather Channel, duke sjellë edhe më shumë reshje dëbore në Uashingtoni DC.

Stuhitë e forta të dimrit kanë shkaktuar kaos në të gjithë vendin, duke shkaktuar mbyllje të shkollave dhe më shumë se 10,500 vonesa të fluturimeve dhe 2,476 anulime të tjera./dritare.net/