Lajme

26 vjet nga vrasja e katër anëtarëve të familjes Morina, nesër në Milloshevë mbahen homazhe

3 ditë më parë
nga:Sh R

Me rastin e 26-vjetorit të vrasjes së katër anëtarëve të familjes Morina, Fejzullahut, Lavdimit, Fidamit dhe Shkëlzenit, do të mbahen homazhe në nderim të jetës dhe sakrificës së tyre.

Homazhet do të zhvillohen të dielën, në ora 14:00, te lapidari i anëtarëve të familjes Morina në Milloshevë, transmeton Klankosova.tv.

Në këtë ngjarje përkujtimore do të jenë të pranishëm kryeministri në detyrë, Albin Kurti.