Lajme

26 vjet nga rënia e heronjve: Haradinaj kujton sakrificën e Abdullah Tahirit dhe Enver Topallit

05/19/2025 08:52
nga:Genita C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar me nderim dhe respekt 26 vjetorin e rënies së heronjve të Kosovës, Abdullah Tahiri dhe Enver Topalli, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se ata ishin intelektualë dhe aktivistë të palodhur të çështjes kombëtare, të cilët, me guxim dhe vendosmëri, luftuan për lirinë e Kosovës.

Haradinaj theksoi se sakrifica e tyre ishte e jashtëzakonshme dhe qëndresa e tyre është një shembull i pafund frymëzimi për brezat e ardhshëm.

Ai përfundoi me një thirrje për nderim dhe lavdim të të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.