Taylor Ryan, 26-vjeçare po fiton deri në 25 mijë euro në muaj duke imituar Megan Fox.
Ryan nga Exeter, bën rregullisht deri në 13 orë në ditë për të filmuar video të specializuara. Ajo tha: “Është e vështirë, kërkon jashtëzakonisht kohë. Është një punë mjaft e ngarkuar”.
Bukuroshja filloi të postonte në faqen e të rriturve OnlyFans në vitin 2018, dhe kur miqtë filluan të komentonin se ajo dukej si Fox, 36 vjeç, ajo e mori shumë seriozisht.
Ajo tani filmon klipe personale për fansat – duke përfshirë aktrimin e disa prej skenave më të frikshme të Fox.
Taylor tutje tha: “Një herë dikush më kërkoi të vishja të njëjtën veshje që vesh Megan Fox, sytjena dhe pantallona të shkurtra xhinse”.
Taylor u diagnostikua me autizëm në tetorin e vitit të kaluar. Ajo shpjegoi se kjo do të thotë që klientët e saj duhet të jenë të drejtpërdrejtë ose ajo mund të mos e dijë se çfarë duan.
“Është e vështirë të shpjegohet, por nuk i kuptoj vërtet emocionet e njerëzve. Klientët e mi duhet të thonë saktësisht atë që thonë se kanë nevojë ose unë thjesht nuk e kuptoj. Mendoj se e kam ditur gjithmonë që isha autike. Marrja e diagnozës është thjesht konfirmim, por nuk e shoh si një gjë të keqe”, u shpreh ajo.