Lajme

26 të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

01/25/2022 18:55
nga:Gazeta Blic

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar edhe 26 vdekje të reja si pasojë e koronavirusit.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar 2.341 raste të reja dhe 1.470 të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i epidemisë është 259.328, i të shëruarve 230.206, ndërsa numri i viktimave shkon në 8.266.