Situata me koronavirus në vendin tonë vazhdon të jetë alarmante.
Numri dyshifor i viktimave dhe përqindja e lartë e të rezultuarve pozitivë, janë treguesit më të qartë se duhet të shqetësohemi, të gjithë, pa dallim, përcjell GazetaBlic.
Vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan 20 viktima, duke e dërguar në 2477 numrin e personave që humbën betejën me Covid-19.
Në anën tjetër, momentalisht në Kosovë janë 26 mijë e 525 raste aktive, teksa nga e diela hynë në fuqi masat e reja.
/GazetaBlic/