Sporti

Inter – Fiorentina, përfundon pjesa e parë në “Giuseppe Meazza”

03/19/2022 18:49
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Inter – Fiorentina.

Rezultati pas 45 minutave të parë është  0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një pjesë e parë me raste nga të dyja anët, por që golat nuk erdhën dot.

Interi e dërgoi topin në rrjetë nëpërmjet Lautaro Martinez, por goli u anulua nga gjyqtari për pozitë jashtë loje.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/