Ehat Miftaraj pjesëtar i shoqërisë civile ka kritikuar ashpër qasjen e ministrit të Shëndetësisë Arben Vitia sa i përket menaxhimit të pandemisë më virusin COVID 19, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij përderisa vetëm sot janë shënuar 14 raste të vdekjes dhe mbi 2500 persona të infektuar me këtë virus, Arben Vitia është i interesuar vetëm se si ta fitoj garën në Prishtinë në zgjedhjet e 17 tetorit.
Reagimi i plotë:
Virusi me turr po na ndan nga jeta familjarët tanë, Vitia me turr po vrapon me marr Prishtinën që partia e tij me udhëheq edhe katër vite të tjera. Tetë vite pak me rregullu Prishtinen, duhet edhe katër tjera.
14 të vdekur dhe 2 mijë e 541 raste të reja pozitive me koronavirus


