Lajme

25-vjetori i Epopesë së UÇK-së, Kuvendi të hënën me seancë solemne

03/03/2023 16:54
nga:Astrit Gashi

Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë seancë solemne.

Kjo seancë do të mbahet për nder të 25-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Seanca pritet të nis nga ora 12:00.

Qeveria e Kosovës ditë më parë prezantoi logon e Epopesë së UÇK-së, kjo logo përmban portretet e Shaban Jasharit, Adem Jasharit dhe Hamëz Jasharit së bashku me shqiponjën dykrenore.