Lajme

25 vjet nga themelimi i Policisë së Kosovës

09/06/2024 07:45
nga:Sh R

Më 6 shtator të vitit 1999, misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, hapi shkollën e policisë dhe filloi trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Sot u bënë 25 vite që nga themelimi i Policisë së Kosovës, e cila bën të pamundurën për të mbajtur rendin dhe sigurinë në vend, raporton Klankosova.tv.

Në nder të ditës së themelimit të PK-së, u mbajtën edhe shumë aktivitete nga ana e policisë, shumë prej tyre aktivitete sportive.

Numri i policëve në Kosovë, sa shkon e po rritet, me numër të shtuar të të rinjve të interesuar për t’i shërbyer vendit të tyre.