Lajme

25 vjet nga Masakra e Reçakut, Osmani: Drejtësia i jep kuptim paqes

01/15/2024 09:16
nga:G C

Në 25-vjetorin e masakrës së Reçakut, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë nderime te varrezat e të rënëve në Masakrën e Reçaku, nga ku është shprehur se drejtësia i jep kuptim paqes e lirisë.

Ajo ka thënë se shqiptarët u masakruan duarthatë në mënyrë brutale nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, duke theksuar se ish-ambasadori William Walker ishte bërë zëri i viktimave të Kosovës.

“25 vjet pas luftës e pas Masakrës së Reçakut. Jemi këtu jo vetëm për të nderuar viktimat e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, por për të përsëritur thirrjen tonë për drejtësi. Drejtësia i jep kuptim paqes, lirisë, e është e domosdoshme për pajtim. Edhe sot jemi këtu për të nderuar të rënët, të gjithë ata që duarthatë u masakruan në mënyrë brutale, duke kryer krime kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit. Jemi këtu për të falënderuar sërish ambasadorin Ëilliam Ëalker që u bë zëri i viktimës kur në në një kohë s’kishim zë. Kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike, Masakra e Reçakut ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës”, ka thënë ajo.

Presidentja Osmani ka theksuar se regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, pos që mohon masakrën, “po i arreston e torturon ata që vendosin lule mbi varret e fëmijëve të luftës”.

Kurti nga Reçaku: Walker vazhdon të jetë ndërkombëtari më i urryer në Serbi, e foli të vërtetën