Lajme

25 vjeçari nga Ferizaj vuan nga një sëmundje e rëndë, i duhen edhe dy mijë e 500 euro për mjekim

05/18/2021 22:33
nga:M K

25 vjeçari Shukri Krasniqi, vuan nga një sëmundje e rëndë në kurriz dhe për këtë shkak, familjarët e tij kanë nevojë për ndihmën e qytetarëve.

Për shërimin e tij nevojiten edhe dy mijë e 500 euro pasi paratë e tjera i kanë siguruar familjarët. Operacioni i tij në total kushton 70 mijë euro.

I riu është baba i dy fëmijëve.

Familja e tij iu ka bërë thirrje njerëzve të vullnetit të mirë të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi.

LEXO EDHE:

Kusari-Lila: Dialogu tash e një dekadë çdo qeveri e mban peng