Lajme

25-vjeçari i plagosur në Prishtinë në gjendje të rëndë

05/14/2026 22:33
nga:Y I

Një person është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.

I plagosuri i moshës rreth 25-vjeçare është dërguar në Qendrën Emergjente në Prishtinë.

Burimet e Klanit bëjnë të ditur se gjendja e tij është e rëndë dhe se janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme.

Ndërkohë lajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 21:40 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se një person është plagosur. Personi i plagosur, (mashkull), është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, konfirmoi për GazetaBlic, Enis Pllana, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës.

/Gazeta Blic/

Raportohet për të shtëna armësh në Prishtinë

Ky është personi që mbeti i plagosur me armë zjarri në Prishtinë (EMRI)