Nga raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik konstatojnë se gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar gjithsej 1.722 raste të reja dhe 25 viktima.
Gjithashtu nga ky Institut bëjnë me dije se betejën me virusin e kanë fituar edhe 1.942 persona.
Që nga fillimi i epidemisë deri më tani në Maqedoninë Veriore me koronavirus janë infektuar 280.594 persona, 8.624 kanë vdekur dhe janë shëruar 259.898. /Alsat.mk.