Lajme

25 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

10/06/2022 07:37
nga:Y I

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë 25 raste aktive me Covid-19, raporton Gazeta Blic.

MSH njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 6 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,200.

Ministria njofton se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 7 persona, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë dhënë 1,836,247 doza të vaksinës.