Lajme

25 mars 2020 – Donika Gërvalla: Sa e gërditshme me e pa Rexhep Selimin t`u fol për shtetin e së drejtës, e shëmtuar se si VV nuk u çlirua nga çifti i tij

06/13/2022 13:15
nga:N M

Donika Gërvalla aktualisht zëvendëskryeministre e Kosovës dhe ministre e Punëve të Jashtme, ka ngjallur reagime të shumta të opinionit publik me rastin e urimit të saj për çlirimin e vendit, e ku në asnjë rresht nuk përmendet lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Por, ‘urrejtjen’ që e ka Gërvalla ndaj pjesëtareve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është se e ka fshehur as më herët, madje publikisht ka shkruar kundër disa prej tyre.

Dy vite me parë ishte pikërisht Rexhep Selimi ai për të cilën Gërvalla kishte qëndisur një status në profilin e saj në Facebook.

Ky është statusi i saj në Facebook

25 mars 2020:
“Sa e gërditshme me e pa pikërisht Rexhep Selimin duke folur për shtetin e së drejtës. Fakti më i shëmtuar që as LVV nuk ka arritur të çlirohet tërësisht nga figurat e saj të diskretituar të botës së krimit”.