Showtime

Jennifer Lawrence shfaqet elegante edhe gjatë shtatëzanisë

12/06/2021 10:36
nga:G C

Jennifer Lawrence shfaqi për herë të parë gungën e saj të foshnjës në rritje në tapetin e kuq.

Aktorës së njohur iu bashkua edhe ylli  Leonardo DiCaprio teksa mbërritën për premierën në tapetin e kuq të Don’t Look Up në New York City të dielën.

Jennifer është në pritje të fëmijës së saj të parë me galeristen e artit Cooke Maroney , aktorja duketj super elegante me një fustan ari me thekë vezulluese deri në dysheme në eventin gala të mbajtur në Jazz në Lincoln Center.

Kurse aktori i njohur DiCaprio ka qenë në një marrëdhënie afatgjatë dhe të qëndrueshme me modelen Camila Morrone, por prezenca e saj afër DiCaprios mungoi në premierë.

Komedia fantastiko-shkencore e fatkeqësisë, Mos shiko lart, përmban një kastë të grumbulluar që përfshin: Meryl Streep, Jonah Hill, Cate Blanchett, Kid Cudi, Tyler Perry, Ariana Grande, Timothee Chalamet, Chris Evans dhe Matthew Perry./GazetaBlic/