Sporti

Raheem Sterling drejt transferimit tek Barcelona, këto janë detajet e fundit

10/05/2021 10:10
nga:Mergim Rreci

Raheem Sterling është i interesuar për idenë e bashkimit me Barcelonën.

Ai tashmë dha miratimin e tij gjatë verës dhe kontaktet vazhdojnë mes drejtuesve të klubit dhe menaxherit të tij, përcjell GazetaBlic Sport.

Operacioni do të ishte i mundur vetëm përmes një marrëvesheje huazimi dhe më pas me të drejtë blerje.

Paga e Sterling është e lartë, por është e përballueshme pas janarit për skuadrën spanjolle.

/GazetaBlic Sport/