Sporti

Roberto Martinez komenton mundësinë që ai të bëhet trajner i Barcelonës

09/22/2021 14:33
nga:Mergim Rreci

Trajneri spanjoll, Roberto Martínez reagoi ndaj lajmit që e jep atë si një zëvendësues të mundshëm të Ronald Koeman në krye të Barcelonës.

“Nuk ka asgjë, asgjë për të komentuar. Thashethemet janë normale në futboll. Nëse humbni tre ndeshje radhazi, ata thonë se do të pushoheni. Kur gjërat shkojnë mirë dhe ju merrni rezultate të mira, dalin edhe thashethemet. Por nuk ka asgjë për të komentuar, “tha ai në deklaratat për Eurosport, përcjell GazetaBlic Sport. 

Roberto Martínez, 48 vjeç, ka qenë në rolin e përzgjedhësit për Belgjikën që nga viti 2016.

/GazetaBlic Sport/