Familjarë të shumtë përkujtuan më të dashurit e tyre në Kompleksin Memorial “Lëndina e pikëllimit” në Meje, teksa kërkuan që kryerësit e kësaj masakre të vihen para drejtësisë.
Me lot në sy ata rrëfyen tmerrin që përjetuan më 27 prill të vitit 1999.
Hyse Beqaj nga fshati Rracaj, tha se i ka të vrarë 13 anëtarë të familjes.
“I kemi 13 anëtarë të humbur gjatë luftës të familjes sime. Siç ka ditë Zoti ka ndodh, na kanë ndalë e nuk e kemi ditë se ku po shkojmë”, tha ajo me lot në sy.
Ditë tmerri ka qenë edhe për Selman Sadikunga fshati Nivokaz.
24 vjet më parë, forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës.
Brenda disa orëve u krye ekzekutimi më makabër dhe masakra më e madhe në luftën e Kosovës gjatë viteve 1998-1999.
Njësitet e ushtrisë serbe, policia, beretat e kuqe, paramilitarët, fqinjët e maskuar krijuan kordonin me imazhet e Srebrenicës duke ekzekutuar 376 meshkuj shqiptarë. /EO/





