Defrim Kafexhiu është kandidat i Vetëvendosjes për Kryesues të Kuvendit Komunal të Rahovecit.
Ishte bartësi i listës dhe kreu i GP të kësaj partie, Leonard Shala, ai që konfirmoi Kafexhiun, përcjell GazetaBlic.
Dy partitë tjera opozitare në këtë komunë, LDK e PDK nuk kishin emër për Kryesues, që do të thotë se Kafexhiu është i vetmi i opozitës.
Pas pak pritet të hyjë në votim, ku do të përballen Afrim Dina i AAK-së dhe Defrim Kafexhiu i LVV-së.
Në linkun e mëposhtëm mund ta ndiqni drejtpërdrejt zgjedhjen e kryesuesit:
/GazetaBlic/


