Lajme

24 vite burgim për prizrenasin që dhunoi dy të mitura

05/03/2024 11:59
nga:Mergim Rreci

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E.G, për shkak se:

“Nga muaji nëntor 2023, deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuar (I) – nën moshën 14 vjeç“

Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së.

“Nga koha e pavërtetuar deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën (II) – nën moshën 14 vjeç“

Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7 lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit E.G., e GJYKON:

DENIM UNIK ME BURGIM në kohëzgjatje prej 24 vitesh (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 01 mars 2024).