Lajme

24-shi i Vetëvendosjes ndez dritat mbi urën e re mbi lumin Ibër

12/24/2025 20:00
nga:Genita C

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, së bashku me kryetarin e Mitrovicës, Faton Peci, kanë ndezur sot dritat e urës së re për këmbësorë mbi lumin Ibër. Ceremonia e ndezjes është mbajtur sot më 24 dhjetor.

Me këtë rast, është theksuar rëndësia e kësaj ure si simbol i lidhjes dhe afrimit mes qytetarëve në të dy anët e lumit Ibër.

Kujtojmë se Hysen Durmishi është kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025, garon me numrin 24.

“24 dhjetori është nata kur dritat ndizen më herët në urën e re për këmbësorë mbi lumin Ibër dhe zemrat bëhen më të afërta,” është shprehur Durmishi.