Lajme

23 të vdekur nga Covid-19 sot në Maqedoninë e Veriut

02/01/2022 23:47
nga:Gazeta Blic

23 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e infektimit me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se edhe 2,000 raste të reja pozitive me koronavirus janë shënuar gjatë kësaj kohe nga gjithsej 5,779 mostra të marra për testim.

Nga dy mijë rastet e reja, 267 prej tyre janë riinfektime.

Sipas regjistrit, edhe 806 pacientë të infektuar deri më tani, janë shëruar plotësisht gjatë kësaj kohe.

Numri total i personave të infektuar me COVID-19 në fqinjin lindor të Kosovës që nga fillimi i epidemisë është 270.891. Numri i të shëruarve ka arritur në 247.670, ndërsa ai i të vdekurve është 8.444.

Me shifrat e fundit të regjistruara, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë Veriore është rritur në 14,783.