Lajme

23 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

09/12/2021 14:57
nga:Q R

Gjatë 24 orëve të fundit janë 23 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19, përcjell Gazeta Blic.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 424 raste të reja pozitive me këtë virus.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në raportin 24 orësh:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.214 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.033.952 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 357.197 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 8.270 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 23 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 17.625

Njoftimi i plotë:

 

Ministrja Nagavci njofton mësimdhënësit se mësimi shtyhet të paktën edhe për dy javë